“Nxehtë” sot në Superligë, zhvillohen tri sfida interesante

“Nxehtë” sot në Superligë, zhvillohen tri sfida interesante

Xhiroja e 14-të në elitën e futbollit kosovar vazhdon edhe të shtunën me tri ndeshje.

Drita është nikoqire e Drenicës, takim ky që zhvillohet nga ora 13:00. Të dy skuadrat zbresin në fushë për t’u këndellur pas humbjeve të pësuar në xhiron që shkoj.

Sfidë interesante do të zhvillohet në ‘Sami Kelemendi’, në mes Ulpianës dhe Gjilanit. Ekipi nga Lipjani kërkon të arrijë fitoren e dytë në shtëpi, teksa kuqebardhët do të tentojnë hakmarrjen pas humbjes që Ulpiana ia ka shkaktuar në Gjilan.

Dueli tjetër është ndërmjet Feronikelit dhe Malishevës, dy skuadrat kanë pesë ndeshje radhazi pa shijuar fitoren dhe pikërisht në këtë përballje do të mundohen të kërkojnë fitoren.

Këto tre takime do të zhvillohen nga ora 13:00./Gazeta “Enigma”/

Related Articles