Në Institutin që u kaplua nga zjarri ruhen edhe disa nga mostrat e Astrit Deharit

Në Institutin që u kaplua nga zjarri ruhen edhe disa nga mostrat e Astrit Deharit

Instituti i Mjekësisë Ligjore është kapluar nga një zjarr i madh. Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe patrulla e zjarrfikësve.

Në këtë institut ruhen raportet e autopsive dhe ekzaminimet e ndryshme që kryhen nga ekspertë të këtij instituti, që u kaplua nga një zjarr sot në mëngjes.

Në këtë institut, ruhen edhe mostrat e Astrit Deharit, aktivistit të VV-së që ndërroi jetë në burg shtatë vite më parë. Madje, pikërisht në këtë institut ishin zhdukur një pjesë e mostrave të Deharit, gati një vit më parë.

Në lidhje me zhdukjen e mostrave të Deharit kishte alarmuar ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu.

“Mbrëmë, në orët orët e vona, jam lajmëruar se janë zhdukur disa mostra nga laboratori i toksikologjisë, që funksionon në kuadër të Institutit të Mjekësisë Ligjore. Ky është një akt i rëndë e një akt kriminal. Për këtë arsye, mbrëmë i kanë njoftuar drejtorin e policisë dhe kryeprokurorin e shtetit. Neraksat-Mbajtëset e epruvetave kanë qenë 15 epruveta me gjak, një epruvetë e urinës dhe një e lukthit. Nga këto, instituti dy epruveta me gjak ia ka dhënë institutit zviceran. Sipas informacioneve, mungojnë 12 epruveta me gjak, një e urinës dhe një e lukthit. Në vendin ku ruhen epruvetat, kanë qasje vetëm tre persona”- ka thënë Haxhiu.

Related Articles