Në Spitalin e Prizrenit, Gjilanit, Mitrovicës e Vushtrrisë nuk është duke u trajtuar asnjë pacient me koronavirus. Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës (SHSKUK), ka njoftuar se në tërë klinikat dhe spitalet tjera rajonale janë në trajtim 42 pacientë, prej tyre 12 të konfirmuar me COVID-19 dhe 30 me postCOVID, raporton Gazeta Enigma.
Në oksigjenoterapi janë 12 pacientë, derisa në mjekim intensiv të Klinikës Infektive janë 2 pacientë.
Numri i pacientëve me virus dhe post-covid, sipas klinikave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme:
Klinika Infektive, 4 pacientë
Klinika e Pulmologjisë, 27 pacientë post-covid-19
Mjekimi Intensiv në Klinikë Infektive, 2 pacientë
Spital i Pejës, 2 pacientë
Spitali i Gjakovës, 6 pacientë
Spitali i Ferizajt, 2 pacientë