Në një fshat në Kosovë bora arrin deri në 22 centimetra

Në një fshat në Kosovë bora arrin deri në 22 centimetra

Reshjet e dendura të borës kanë filluar në vendin tonë qysh në orët e para të mëngjesit në Kosovë dhe po vazhdojnë ende.

Në disa zona, shoferët edhe kanë pasur vështirësi në komunikacion, veturat kanë rrëshqitur dhe janë krijuar kolona të gjata.

Në një video të publikuar nga Meteo Kosova bëhet e ditur se bora ka arritur deri në 22 cm në fshatin Sfircë në komunën e Dardanës.

Policia e Kosovës u ka bërë thirrje qytetarëve për kujdes të shtuar në trafik pas reshjeve të dendura të borës dhe ka kërkuar që shoferët të kenë pajisje dimërore në veturat e tyre.

Related Articles