Mbetjet mortore të një trupi që dyshohet të jetë i zhdukur që nga lufta e fundit në Kosovë, janë gjetur sot në varrezat afër Tjegullores në Podujevë.
Këtë e ka bërë të ditur ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.
“Ekipet mjeko ligjore nga IML, me mbështetje nga EULEX, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe KQPZH, kanë arritur të lokalizojnë mbetjet mortore të një individi që dyshohet të jetë nga lista e personave të zhdukur me dhunë nga lufta e fundit”, ka shkruar Haxhiu në një postim në Facebook.
Haxhiu tha se gërmimet janë duke vazhduar ende në kërkim edhe të individëve të tjerë. /Gazeta Enigma