Në prag të Vitit të Ri Rusia dhe Ukraina shkëmbejnë rreth 300 të burgosur

Në prag të Vitit të Ri Rusia dhe Ukraina shkëmbejnë rreth 300 të burgosur

Rusia dhe Ukraina nën ndërmjetësimin e Emirateve të Bashkuara Arabe kanë shkëmbyer shumë të burgosur me të paktën 150 persona nga secila anë që kthehen në shtëpi para natës së Vitit të Ri.

“Kthimi i popullit tonë nga robëria ruse është gjithmonë një lajm shumë i mirë për secilin prej nesh. Dhe sot është një nga këto ditë: ekipi ynë arriti të sjellë 189 ukrainas në shtëpi”, tha presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, në një mesazh të postuar në Telegram të hënën, shkruan The Guardian..

Ministria ruse e mbrojtjes tha se 150 të burgosur nga secila anë ishin kthyer në shtëpi dhe nuk kishte asnjë shpjegim të menjëhershëm për ndryshimin në numër.

Related Articles