“Në Klinikën e Kirurgjisë së Fëmijëve të Qendrës Klinike Univeristare të Kosovës janë kryer 8 operacionet e para të fëmijëve, nga ana e profesorit nga Australia, Paddy Dewan, nën asistim të mjekëve nga kjo klinikë dhe stafit të Klinikës së Anesteziologjisë”, thuhet në njoftimin e tyre.
Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës këtë lajm e ka bërë të ditur përmes një postimi në profilin e tyre në Facebook, shkruan Gazeta “Enigma”.
“Pacientët ishin me anomali të lindura të ndryshme të zorrës së trashë dhe traktit urinar”, kanë deklaruar ata.
Tutje Shërbimi Spitaor ka njoftuar se “mosha më e vogël e pacientit të operuar ka qenë e një fëmiu 7 muajsh me atrezion anorektale (mungesë e pjesës së fundit të zorrës së trashë) të tipit të lartë”.
“Fëmiu më i rritur ishe 11 vjeçar, me anomali të rrallë të rrugëve urinare”.
“Ekipi mjekësor po punon me orar të zgjatur deri në orët e vona, me qëllim që të mundësohet që të përfundohen 25 operacionet e planifikuara, por edhe disa rasteve të reja që janë paraqitur më vonë”, thuhet në postimin e tyre. /Gazeta Enigma/