Një grua nga Rahoveci ka raportuar dje në Polici bashkëshortin dhe vjehrrën për dhunën që kanë ushtruar ndaj saj, raporton Gazeta Enigma.
Rasti është raportuar dje rreth orës 08:50, teksa viktima është dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin e Gjakovës.
“Me vendim të prokurorit, pas intervistimit të dyshuarit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet ndër të tjera.