Të shtunën në disa zona të vendit pati reshje të mëdha të shiut të shoqëruara me stuhi të fortë.
Erërat e forta shkaktuan dëme të mëdha.
Më të prekurat u raportua se ishin Prishtina dhe Rahoveci.
Lidhur me gjendjen në këtë të fundit foli drejtoresha për Mbrojtje dhe Shpëtim, Besë Bytyçi.
Ajo tha se në Rahovec nuk ka vërshime, derisa situata është e qetë dhe stabile.
“Pas shiut të rrëmbyeshëm dhe erërave të fuqishme, ka pasur disa dëmtime në infrastrukturë publike, por situata vazhdon të jetë e qetë dhe e menaxhueshme. Ekipet e Komunës së Rahovecit janë akoma në terren dhe në dispozicion të qytetarëve. Ne po e përcjellim me vëmendje situatën dhe jemi të gatshëm për çdo intervenim në rast nevoje”, tha Bytyçi.