“Në rast se nuk do të ketë marrëveshje për targa, priten tensione nga grupet kriminale të veriut”

“Në rast se nuk do të ketë marrëveshje për targa, priten tensione nga grupet kriminale të veriut”

Pas takimit mes kryeminstrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksandër Vuçiq, në Bruksel, nuk u arrit asnjë marrëveshje sa i përket çështjes së targave, raporton Gazeta Enigma.

Reagimet ishin të shumta, nga ana serbe paralajmërohej destabilizim i situatës në veri.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kërkuan nga Kurti që të shyhet zbatimi i vendimit për gjobitjen e qytetarëve me targa ilegale.

Kryeministri i vendit e mirëpriti kërkesën e ShBA-së dhe e pranoi ta shtyej për 48 orë dhënien e gjobave për qytetarët që vozisin automjetet me target që Serbia ilegalisht i lëshon për rajone të Kosovës.

Lidhur me këtë çështje Gazeta Enigma ka kontaktuar me eskpertin e Sigurisë, Drizan Shala.

Eskpert i Sigurisë, Drizan Shala

Në rast se nuk do të arrihet ndonjë marrëveshje mes dy palëve a do të ketë destabilizim të situatës në veri?!

“Unë mendoj dhe dua të besojë që Qeveria e Kosovës mos të hyjë në avantura që fundi kuptohet se është jo i favorshëm për stabilitetin politik të vendit”.

Shala u shpreh se Kosova duhet të koordinohet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe të menjanjohet çështja e targave e të fokusohen në arritjen e një marrëveshje finale”, theksoi Shala.

Ndër të tjera Shala tha se çfarë do veprimi “kundër” nga ShBA do të thotë dështim i politikës së sigurisë në vend.

“Dhe çfarë do veprimi ndryshe nga ShBA do të thotë dështim i politikës së sigurisë në vend dhe dëmtim i të arriturave nga suporti amerikan”, u shpreh Shala.

Ndërkohë në rast se nuk do të arrihet ndonjë marrëveshje për çështjen e targave atëherë pritet të ketë veprime kundër rendit kushtetues të Kosovës, nga grupet kriminale të veriut.

“Në rast se nuk do të kemi ndonjë rrugëdalje atëherë tensionet do të manifestohen me veprime kundër rendit kushtetues të Kosovës nga grupet kriminale të veriut”, përfundoi Shala./GAZETAENIGMA/

Related Articles