Në rast se Supremja vendos në favor të Rufki Sumës, në këtë datë mund të mbahet rivotimi në Han të Elezit

Në rast se Supremja vendos në favor të Rufki Sumës, në këtë datë mund të mbahet rivotimi në Han të Elezit

Pas vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa që komuna e Hanit të Elezit të shkojë komplet në rivotim, tashmë është Gjykata Supreme që do ta jap fjalën e fundit lidhur me aprovimin e ankesave të Refki Sumës, kandidatit të pavaur për kryetar të Hanit të Elezit, raporton Gazeta ‘Enigma’.

Nga vendimi i PZAP, afatet kohe janë prej 72 orësh kur Gjykata Supreme duhe të dal me një vendim lidhur me kërkesën e PZAP për Hanin e Elezit.

Gazeta Blic merr vesh se në rast se Supremja vërteton vendimin e PZAP atëherë, rivotimi në Han të Elezit mund të mbahet me 14 nëntor, në ditën edhe kur në disa komuna të Kosovës do të mbahet raundi i dytë për zgjedhje për kryetar të disa komunave.

” 14 nëntori është data me e sakt dhe më e përshtatshme kur atje mund të organizohen sërish zgjedhjet”, ka thënë një burim i Gazeta Blic.

I pyetur nëse KQZ-ja ka diskutuar ndonjë datë të mundshme për organizimin e rivotimit, zëdhënësi i këtij institucioni, Valmir Elezi ka thënë se nuk do të bëjnë deklarime derisa çështja të mbyllet.

“Në vendimin e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa për rivotim për Kryetar Komune në Han të Elezit, në të gjitha qendrat e votimit të kësaj komune, ka këshilla juridike sipas të cilës lejohet ankesa në Gjykatën Supreme. Prandaj, në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve do të presim që palët t’i shterojnë mundësitë brenda afateve të përcaktuara ligjore, para se të bëjmë deklarime të tjera”, tha Elezi.

Në zgjedhjet e 17 tetorit që u mbajtën të dielën e kaluar, Mehmet Ballazhi i partisë Demorkatike të Kosovës kishte fituar 50,98 për qind.

I dyti kishte dalur Refki Suma me 42.47 për qind.

Vendimi i PZAP për rivotim në këtë komunë vjen pas ankesa që ka deponuar në këtë institucion Refki Suma nën dyshimet se ka pasur parregullsi gjatë procesit zgjedhor dhe devijim të vullnetit të votës në favor të Partisë Demorkatike të Kosovës në Han të Elelzit.

Suma ka mirëpritur vendimin e PZAP, përdersa Ballazhi është shprehur i bindur se do të fitoj sërish në këtë komunë./Gazeta Enigma/

Related Articles