Sot në Shkup nis Samiti dy ditor i liderëve të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor.
Komisionerja për Zgjerim e Bashkimit Evropian, Marta Kos, do të takohet me liderët e Kosovës, Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi dhe Serbisë, për të përshpejtuar zbatimin e Planetit të Rritjes, ku do do të marrë pjesë edhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti.
BE-ja ka njoftuar se Samiti do të jetë mundësi për të diskutuar fusha të reja bashkëpunimi në mbrojtjen e konsumatorit, turizmit.
“Plani i Rritjes i BE-së për Ballkanin Perëndimor synon të nxisë ekonominë e rajonit dhe të ndihmojë vendet e tij të bashkohen me BE-në. Ai siguron 6 miliardë euro fonde për reforma dhe investime në fusha si energjia, transporti dhe transformimi digjital, me qëllim rritjen e prosperitetit dhe stabilitetit në rajon”, thuhej në njoftimin e BE-së.