Në Shqipëri kosovarëve i shitet Red Bulli tetë euro

Në Shqipëri kosovarëve i shitet Red Bulli tetë euro

Aktivisti i njohur shqiptar që angazhohet për Bashkimin e Shqipërisë me Kosovën, Kreshnik Spahiu, ka ndarë me popullin një fotografi ku tregohet çmimi marramendës i një pije freskuese energjike “Red Bull”.

Çmimi i saj del se është 1 mijë lekë, ose 8 euro.

Ky rast duket se ka ndodhur në Himarë.

“Turizmi në Himarë, 8 euro një Red-Bull… – Kush e ka fajin: Populli apo qeveria?” – ka shkruar z. Spahiu në profilin e tij në Facebook.

Edhe gjatë kësaj vere ka pasur raportime të ndryshme për çmime marramendëse në Shqipëri.

Related Articles