Në Shqipëri regjistrohen 13 raste pozitive me COVID-19, Ministria e Shëndetësisë: Mos neglizhoni situatën

Në Shqipëri regjistrohen 13 raste pozitive me COVID-19, Ministria e Shëndetësisë: Mos neglizhoni situatën

Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri u bën apel qytetarëve që të vijojnë të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID-19 dhe të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes, ndërsa gjatë ditës së fundit janë zbuluar 13 persona, raporton Gazeta Enigma.

Aktualisht janë 112 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin kurse në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 6 pacientë.

Ditën e fundit nuk ka pasur asnjë humbje jete ndërsa nga ana tjetër janë regjistruar dy të shëruar. Që prej fillimit të pandemisë, Shqipëria numëron 2 456 raste vdekjeje./Gazeta Enigma/

Related Articles