Në Shqipëri sot fillon zyrtarisht fushata zgjedhore

Në Shqipëri sot fillon zyrtarisht fushata zgjedhore

Sot zyrtarisht ka nisur fushata zgjedhore në Shqipëri, raporton Gazeta Enigma.

Në ditën e parë të fushatës zgjedhore për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, Partia Demokratike dhe koalicioni “Aleanca për Shqipërinë Madhështore” mbajnë një tubim në sheshin “Nënë Tereza”.

Figura qendrore e kësaj fushate do jetë Chris Lacivita, strateg politik amerikan që pritet të drejtojë nga afër këtë garë për PD-në.

Ndërkohë, ndryshe nga herët e tjera Partia Socialiste zhvillon sot takime në të 12 qarqet me gratë një kategori që PS e konsideron themel të mbështetjes elektorale, por edhe pjesë të rëndësishme të përfaqësimit në politikë.

Fushata zyrtare e PS hapet më 12 prill në orën 12:00, si simbolikë ndaj 12 yjeve të Bashkimit Evropian, destinacion që socialistët e vendosin në qendër të programit të tyre me sloganin: “Shqipëria 2030 në BE”.

Edhe Lulzim Basha do nisë fushatën më 12 prill, një orë përpara socialistëve, nën logon e koalicionit euroatlantik, duke kërkuar të mbajë një profil të pavarur nga fraksioni Berisha.

Në këtë garë, secili koalicion ka 186 kandidatë për deputetë, sipas formulës së re zgjedhore: 140 nga lista e hapur dhe 46 nga lista e mbyllur.

Related Articles