Policia e Kosovës të premten ka vërejtur se disa persona, deri më tani të panjohur, kanë shkruar në muret e një kishe simbolin e shkronjës “Z”.
Sipas forcave të rendit, rasti ka shkruar në procedurë hetimore.
Shkronja “Z” ditë më parë është parë edhe nëpër disa mure të ndërtesave në veri të Kosovës.
Shkronja “Z” u kthye në simbol të luftës që nisi më 24 shkurt në Ukrainë. Ajo u pa në mjetet ushtarake ruse.
Çfarë kuptimi ka simboli ‘Z’?
Ekspertë të ndryshëm kanë spekuluar lidhur me kuptimin e simbolit ‘Z’, por edhe për shkronjat e tjera përfshirë ‘O’, ‘X’, ‘A’ dhe ‘V’ që janë shfaqur në tanket ruse, shpesh të futura brenda formave rrethore, trekëndëshave dhe formave tjera gjeometrike. Disa kanë sugjeruar se kjo është forma zyrtare për të parandaluar që tanket ruse të dallojnë armiqtë nga aleatët, shkruan The Washington Post.
Disa ekspertë ushtarak e ka interpretuar kuptimin e ‘Z’-së si “Za pobedy” që nga rusishtja përkthehet “për fitore”, ose “Zapad” që shqip i bie “Perëndim”. Ndërkaq, disa të tjerë kanë thënë se kjo është forma e Kremlinit për të treguar “shënjestrën numër një në Ukrainë”, presidentin e këtij shteti, Volodymyr Zelensky, shkruan CNN.
Disa ekspertë ushtarakë pro-Kremlinit kanë thënë se përderisa shkronja ‘Z’ është për Zelenskyn, shkronja V është për Vladimir Putinin, shkruan The Guardian.
Ndërkaq, Ministria ruse e Mbrojtjes nuk ka komentuar asnjë prej këtyre teorive, por ka postuar në llogarinë në Instagram se simboli ‘Z’ ka kuptimin “Za pobedu” që në shqip i bie “për fitore”, ndërkaq, shkronja ‘V’ qëndron për “fuqinë e së vërtetës”.