Në takimin me Vuçiq, Kurti akuzon ashpër Serbinë: Keni kryer tri gjenocide ndaj shqiptarëve

Në takimin me Vuçiq, Kurti akuzon ashpër Serbinë: Keni kryer tri gjenocide ndaj shqiptarëve

Albin Kurti akuzoi Serbinë në Bruksel për kryerjen e tre gjenocideve kundër shqiptarëve.

Siç raporton B92, duke u thirrur në burime brenda takimit, kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka akuzuar Serbinë për tri gjenocide ndaj shqiptarëve, ndërsa thuhet ne artikull se pala serbe i është kundërpërgjigjur poashtu ashpër, duke mos saktësuar se cfarë i ka thënë Vucic.

Raportohet për një atmosferë shumë të tensionuar në negociata. Kurti i tha Vuçiqit se gjenocidi i parë ndodhi në 1878, dhe i fundit në 1999. Agencia e Lajmeve B-92 më tej shkruan se dialogu ka vijuar dhe pritet të përfundoj rreth orës 17:00.

Në komentin e fundit për B-92 Vuçiç citohet të ketë thënë shkurimisht: “Kam menduar se nuk është e mundur të ketë takim më të papërshtatshëm se ai paraprak, por qenka e mundur”, ndërsa ka shtuar se pala serbe ka marrë tri propozime nga Bashkimi Europian, të cilat janë duke u shqyrtuar.

Related Articles