A jeni gati për të parë Amerikën që nuk na tregon televizioni?
Sytë hapen. Një flamur lëkundet. Një ëndërr rrëshqet në makth.
“God Bless America” me autor dhe regjisor Fatos Berisha shfaqet më 9 dhe 10 prill, në Teatrin e Gjilanit.
Në njoftimin e premierës theksohet se kjo është “Një shfaqje që pyet, që akuzon, që qesh në fytyrën e realitetit”.
“Shihni fotot por mos mendoni se i keni parë të gjitha. Sepse ajo çfarë ndodh në skenë është më shumë se sa një shfaqje. Është një rrëfim i përbashkët. Një pasqyrë përballë botës. Një këngë për një ëndërr të përgjumur”. / Gazeta Enigma.