Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar se konflikti me Iranin do të përfundojë shumë shpejt, ndërsa ka parashikuar edhe rënie të ndjeshme të çmimeve të naftës.
Trump i bëri këto deklarata gjatë një fjalimi në Uashington, D.C., ku ishte i pranishëm për prezantimin e një platforme të re federale të fuqizuar nga Inteligjenca Artificiale (AI).
Gjatë fjalimit, presidenti amerikan tha se Irani po dështon “shumë rëndë” në planin e brendshëm dhe ekonomik.
Duke folur për çështjen bërthamore, Trump përsëriti qëndrimin e tij se Republika Islamike e Iranit “nuk do të ketë kurrë një armë bërthamore”.
“Kjo do të marrë fund shumë shpejt. Ata nuk do të kenë armë bërthamore dhe çmimet e naftës do të bien ndjeshëm, fiks ashtu siç ishin para se të më duhej të bëja atë vizitë të vogël në Republikën Islamike të Iranit”, u shpreh Trump.
