Në vitin 2022 në Klinikën Infektive u trajtuan mbi dy mijë pacientë

Në vitin 2022 në Klinikën Infektive u trajtuan mbi dy mijë pacientë

Gjatë periudhës janar-dhjetor 2022, në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës u trajtuan 2 mijë e 642 pacientë.

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi nga Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës.

Sipas njoftimit për 12 muaj, në këtë klinikë kishte 10 mijë e 252 vizita në Ambulancën e Pranimit, 4 mijë e 385 vizita në Ambulancën Specialistike dhe 2 mijë e 634 konsultime.

Brenda kësaj kohe, aty janë kryer edhe 937 eho të abdomenit dhe 525 elastografi, bën të ditur raporti vejtor i punës

Related Articles