Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se qytetarët do të kenë mundësi t’i votojnë deri në 10 kandidatë për deputet në zgjedhjet e ardhshme, raporton Gazeta “Enigma”.
Lajmi është bërë i ditur nga KQZ përmes publikimit të videoje në rrejtin social në Facebook.
Valmire Elezi ka njoftuar edhe për mënyrën e votimit, duke theksuar se ky ndryshim është paraparë edhe në Ligjin e ri për zgjedhjet.
“Së pari, në anën e majtë të fletëvotimit, votuesi duhet të zgjedhë vetëm një subjekt politik dhe së dyti, në anën e djathtë të fletëvotimit, votuesi mund të zgjedhë deri në 10 kanadidatë për deputetë të atij subjekti politik. Pra, voto vetëm një subjekt politik dhe deri në 10 kandidatë për deputetë”, tha Elezi. /Gazeta Enigma/