Rundi i dytë i bisedimeve me Rusinë ka përfunduar, por nuk dha ndonjë rezultat që i nevojitej Ukrainës, ka thënë të enjten negociatori ukrainas, Mykhailo Podolyak.
Nëpërmjet një postimi në Twitter, Podolyak ka shtuar se tani për tani ekziston një zgjidhje vetëm për organizimin e korridoreve humanitare.
“Rundi i dytë i negociatave ka përfunduar. Fatkeqësisht, rezultatet që i duhen Ukrainës nuk janë arritur ende. Ekziston një zgjidhje vetëm për organizimin e korridoreve humanitare,” ka thënë Podolyak.
The second round of negotiations is over. Unfortunately, the results Ukraine needs are not yet achieved. There is a solution only for the organization of humanitarian corridors… pic.twitter.com/0vS72cwYSX— Михайло Подоляк (@Podolyak_M) March 3, 2022