Një person ka raportuar te Policia në Ferizaj se dje u godit nga një veturë, raporton Gazeta Enigma.
Rasti i ndodhur në fshatin Bablak, dje rreth orës 19:10, sipas viktimës ishte gjatë kohës teksa ai po kthehej me veturë në shtëpi.
Viktima ka treguar se nga vetura prej së cilës u godit, dolën katër persona, tre prej të cilëve ishin të armatosur me AK-47.
“Të dyshuarit viktimës ia kanë marrë shtatëqind e shtatëdhjetë (770) €” thuhet në njoftimin policor.
Bëhet e ditur se rasti është duke u hetuar.