Një person bashkë me fëmijën e tij është sulmuar nga një grua në oborrin e një shkolle në Fushë Kosovë.
Sipas policisë, viktima më pas është sulmuar edhe nga nëna e të dyshuarës, ku bëhet se më pas njëra nga to është arrestuar.
“Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, e dyshuara është arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh.
Bëhet e ditur se rasti nga policia është cilësuar si “lëndim i lehtë trupor”