Një grua dhe fëmija i saj 8 muajsh, dyshohet se u mbajtën të mbyllura kundërligjshëm në një shtëpi në Pejë.
Ajo, sipas policisë, nuk u la të dalë nga këtu tri ditë ndërsa me vete kishte edhe foshnjën.
Në fakt, 23 vjeçares, sipas forcave të rendit, i ishte kufizuar liria e lëvizjes për një deri në dy muaj.
Gruaja e komunitetit rom ia arriti, megjithatë, të ikë dhe ta lajmërojë rastin në polici.
Viktimat u dërguan për tretman mjekësor dhe më pas u liruan të shkojnë të familja e nënës, në fshatin Kovragë të Istogut.
Klani shkoi këtu por nuk takoi kurrkënd.
I dyshuari për veprën që u klasifikua si “Privim i Kundërligjshëm i Lirisë”, është i njohur për organet e rendit, që në shtëpinë e tij gjetën dy fishekë dhe një mjet i cili dyshohet se shërbente për bluarje të substancave narkotike.
Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokuroria./Gazeta Enigma/