Nëna nga Fushë Kosova e gjen pa shenja jete foshnjën 7 muajshe pasi u zgjua nga gjumi, Policia nis hetime

Nëna nga Fushë Kosova e gjen pa shenja jete foshnjën 7 muajshe pasi u zgjua nga gjumi, Policia nis hetime

Një grua në Fushë Kosovë ka raportuar në Polici se pasi është zgjuar nga gjumi ka vërejtur se vajza e saj 7 muajshe është e vdekur.

Lidhur me rastin, Policia ka nisur hetime, derisa trupi është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

“Një femër kosovare ka njoftuar se pasi është zgjuar nga gjumi ka vërejtur se vajza e saj 7 muajsh ishte pa shenja jete. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Rasti në hetime”, thuhet në raportin e Policisë.

Related Articles