Kur 15-vjeçari Sasha Kraynyuk po e shikonte me vëmendje fotografinë e dorëzuar nga hetuesit ukrainas, e njohu menjëherë djalin e saj të veshur me uniformën ushtarake ruse, raporton BBC.
Adoleshenti i ulur në një bankë shkolle ka shenjën Z të luftës së Rusisë të skalitur në mëngën e djathtë, me ngjyrë të kuqe, të bardhë dhe blu të flamurit rus.
Por emri i djalit është Artem, dhe ai është ukrainas.
Sasha dhe Artem ishin mes 13 fëmijëve që u morën nga shkolla e tyre në Kupyansk, në veri-lindje të Ukrainës shtatorin e kaluar nga ushtarë të armatosur rusë. Të hipur në një autobus ata u zhdukën për javë të tëra pa gjurmë.
Kur fëmijët, të cilët të gjithë kanë nevoja të veçanta arsimore, më në fund u lejuan të thërrisnin në shtëpi, ishin shumë më thellë brenda territorit të pushtuar nga Rusia.
Për t’i rikthyer, të afërmit e tyre u detyruan të bënin udhëtime rraskapitëse mijëra kilometra në vendin që u ka shpallur luftë. Vetëm tetë nga fëmijët janë kthyer nga Perevalsk deri më tani dhe Artemi ishte një nga të fundit, i kthyer nga nëna e tij këtë pranverë.
“Kur arrita me telefon drejtoreshën e shkollës, ajo nuk pa asnjë problem me veshjen e fëmijëve ukrainas me uniformën e një ushtrie pushtuese.
më tha ‘Edhe çfarë?’- u përgjigj Tatyana Semyonova. ‘Çfarë mund të bëj? Çfarë ka të bëjë me mua?’”, i kishte thënë ajo.
“Unë kundërshtova se Z-ja simbolizonte luftën kundër vendit të vetë fëmijëve. ‘Edhe çfarë?’ – kërkoi sërish drejtoresha. ‘Çfarë lloj pyetjeje është kjo? Askush nuk po i detyron ata’”, i ishte drejtuar ajo.