Këta janë dy serbët e arrestuar me drogë dhe armë në Veri, dyshohet se janë veteranë të Serbisë

Këta janë dy serbët e arrestuar me drogë dhe armë në Veri, dyshohet se janë veteranë të Serbisë

Dy shtetas të Serbisë janë arrestuar mbrëmë nga Policia e Kosovës në veri të vendit, teksa po lëviznin me veturën e tyre me targa të Sllovenisë. Gjatë kontrollit të automjetit që drejtonin janë gjetur dhe janë konfiskuar pajisje të kundërligjshme, përfshirë thika, maska kamuflazhi, emblema me simbole nacionaliste e dokumentacione.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se dy të arrestuarit janë Ivan Sekulic (30-vjeçar) dhe Sinisa Jevtic (48-vjeçar), të cilët sipas informacioneve të para dyshohet se janë veteranë të Serbisë.

Ndaj të dyshuarve pas arrestimit dhe intervistimit në Polici, me vendim të prokurorit është caktuar masa e ndalimit prej 48 orëve.

Krejt çka u gjet në veturën e tyre

“Dëshmitë e konfiskuara në cilësi të provave materiale, të cilat dyshohet se mund të përdoren për veprime të dhunshme janë:

  • një (1) shufër metalike (policore),
  • një (1) maskë kamuflazhi,
  • disa thika,
  • disa emblema me simbole nacionaliste (4 S) dhe flamur serb (4 S),
  • disa lloje të dyshuara të substancave narkotike,
  • telefona celularë,
  • sprej të ndryshëm,
  • sfera metalike,
  • lidhëse plastike,
  • një (1) automjet,
  • një (1) kartelë e veteranëve të luftës së Serbisë, dhe
  • një (1) kartelë të akademisë për siguri e Serbisë.
  • një (1) çekan etj”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Related Articles