Limani pas largimit nga Drita: Jam larguar nga klubi me vullnetin tim të plotë

Limani pas largimit nga Drita: Jam larguar nga klubi me vullnetin tim të plotë

Pas 304 paraqitjeve me klubin e Dritës, Ardian Limani ka përfunduar aventurën me gjilanasit.

Limani ka njoftuar para pak çasteve se largimi i tij nga Drita është bërë me vullnetin e tij të plotë – teksa thotë se vendimin për largim e ka marrë pas një sezoni dëshpërues.

Ai poashtu ka falënderuar tifozët “Intelektualët”.

Ja njoftimi i tij:

Miq e sportdashes,
Pas insistimit tim te vazhdueshem tek klubi kam arritur marreveshje qe te nderprej bashkepunimin me vullnetin tim te plote. Per kete gje e falemnderoj klubin pafundesisht per mirekuptimin ndaj meje, ne krye me presidentêt e klubit Valon Murseli e Flamur Bunjaku, si dhe stafin drejtues te klubit.
Pas nje sezoni deshperues dhe rezultateve jo te pritura te klubit, e kam pare te rruges te ndermarr nje hap te tille duke konsideruar qe eshte koha e duhur qe klubi te bej ndryshime. Ani pse klubi ka insistuar vazhdimisht qe une te vazhdoj ti prij skuadres drejt synimeve te veta, une kam insistuar te kunderten duke lene hapesire per energjite e reja.
Falenderoj klubin tim te zemres per gjithqka qe me ka dhene ne karriere, presidentet e stafin, trajneret e bashkelojtaret me te cilet kam ndare cdo dite se bashku, si dhe cdo punetor ne klub, stafin mjekesor dhe ekonomet e klubit te cilet jane shembullor ne cdo aspekt!
Falemnderimin me te veqante dua t’ia dedikoj tifozeve te vertete te klubit “Intelektualët”
Ju keni qene dhe jeni frymezimi i rrugetimit tim , e qe nga sot do te jem nje prej jush duke deshiruar qe ju te festoni sa me shume tituj e kupa me skuadren e Drites.
Gjithashtu dua t’iu bej nje kerkese te vogel, qe klubin ta doni me shume kur eshte ne veshtiresi, ashtu sic keni bere nder vite.
Klubi ka nevoje per ju, e ju keni nevoj per klubin.
Une e dua klubin dhe i dua tifozet me te mire ne bote “Intelektualet” ne qfaredo rrethane qe do te ndodhen.
Gjithmone ne zemren time Drita”, shkruan Limani.

Related Articles