Një nënë bashkë me djalin e saj janë goditur nga një veturë të hënë në lagjen Veternik të Prishtinës, të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor në QKUK. Sipas mjekut kujdestar, Naser Syla, gjendja e nënës është më e rëndë, ndërsa fëmija nuk ka lëndime të mëdha.
Të lënduarit vijnë nga komuna e Drenasit, tha ai.
“Është një grua e Drenasit së bashku me djalin e saj që i ka goditur vetura. Gruaja është në gjendje më të rëndë shëndetësore, ndërsa fëmija është në gjendje stabile dhe nuk ka lëndime të mëdha”, tha Syla për Express.