Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku në një konferencë për medie, ka thënë se rezultatet e para janë shumë pozitive për PDK-së.
Ajo theksoi se do ta presin rezultatin për të gjitha komunat nga KQZ-ja, dhe nuk pranoi të komentoj më EXIT POLL-et e publikuara.
“Sipas informacioneve nga vëzhguesit tanë, rezultatet e para janë shumë pozitive për PDK-në. Tani presim me durim konfirmimin zyrtar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Kosova vazhdimisht gjatë këtyre viteve ka demonstruar një kulturë të lartë të qytetërimit, të pranimit dhe mos kontestimit të rezultateve”, tha Çitaku.
Ajo bëri të thirrje që të numërohet secila votë.
“Tani të gjitha votat janë në kutitë e votimit. Ftojmë të gjithë komisionerët dhe vëzhguesit që të numërojmë me saktësi secilën votë”, theksoi Çitaku./Gazeta “Enigma”/