Nënsekretarja e Shtetit për Diplomacinë Publike në Departamentin Amerikan e Shtetit, Liz Allen, do të udhëtojë për në Kosovë, Serbi dhe Maqedoni të Veriut. Vendi i parë që është duke vizituar është Bosnje Hercegovina.
Ajo ka udhëtuar drejt Ballkanit Perëndimor nga 12 maji dhe do të qëndrojë deri më 20 maj, kjo për të avancuar qëllimet e përbashkëta të bashkëpunimit rajonal dhe integrimit evropian.
Në njoftim thuhet se Allen do të theksojë vlerat themelore demokratike që ndajnë me njerëzit e Ballkanit Perëndimor dhe rëndësinë e punës së bashku për të mbrojtur shoqëritë e lira dhe të hapura nga ndikimi malinj.
Në Kosovë, Allen do të takohet me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti për të diskutuar mbështetjen e ShBA-së për rrugën e Kosovës drejt integrimeve euroatlantike dhe partneritetin me Kosovën për të luftuar dezinformimin e huaj dhe ndikimin malinj.
“Ndërsa në Kosovë, nënsekretarja Allen do të vizitojë pjesëtarët e shërbimit amerikan të dislokuar si pjesë e Misionit Paqeruajtës të Forcave Kosovare të NATO-s (KFOR) në Camp Nothing Hill, duke nënvizuar përkushtimin e Shteteve të Bashkuara për stabilitetin dhe sigurinë e rajonit”.
“Nënsekretarja Allen do të zhvillojë gjithashtu diskutime me studentë të ndryshëm kosovarë të angazhuar në lëndët e shkencës, teknologjisë, inxhinierisë dhe matematikës në Rochester Institute of Technology – Kosovë. Ajo do të udhëtojë në Dërsnik për të zbuluar mozaikët e epokës romake që arkeologët po restaurojnë falë mbështetjes nga Fondi i Ambasadorëve të Departamentit të Shtetit për Ruajtjen e Kulturës”, thuhet në njoftim.