Këngëtari Labinot Tahiri, ka deklaruar se nëse është e nevojshme, do të dalë në rrugë për të mbledhë para për shërimin e aktores dhe deputetes Adriana Matoshi, e cila të hënën ka njoftuar se i është rikthyer pas nëntë vitesh tumori në tru.
Labi ka shkruar në Facebook se nëse Adrianës i duhet ndihmë financiare, ai do të dalë në rrugë për të mbledhur para për shërimin e saj.
“NËSE ADRIANËS I DUHET NDIHMA JONË NE JEMI ATY 24 orë…Kam dalur për shumë kend në rrugë, në borë e në shi, për ;- nëna, vajza, motra e vllezër, të rinjë e të reja, për të berë atë që quhet mrekulli, duke grumbulluar brenda orëve me qindra mijera euro se bashku me shqiptarët anekand botës”.
“Nëse rastësisht i duhet ndihma nga ana jonē, për të grumbulluar mjete për shërim jashte vendit, prap edhe për artisten tonë , do të dale në rrugë si ushtar i saj , për të bërë çmos që ajo t’a luftojë këtë semundje!”, ka shkruar Labi.
Edhe kryetari i Alenacës Kosova e Re, Behxhet Pacolli, i ka ofruar ndihmë sot Matoshit.
Ai ka shkruar në Facebook se mund t’i ndihmojë për ta dërguar jashtë vendit për shërim.
“Adriana unë uroj nga zemra që të kurohesh nga kjo kokëdhimbje sa më shpejt. Të lutem mos harro se jam në dispozicionin tënd nëse mendoni se jashtë vendit, në Zvicër apo gjetiu do të ishte më mirë të vazhdosh të merresh me këtë problem që po të shqëtëson tani. Më thuaj të lutem!”, ka shkruar Pacolli.
Ndryshe, Matoshi të hënën ka njoftuar se i është rikthyer tumori dhe se të mërkurën do t’i nënshtrohet një operimi./Gazeta Enigma/