“Nëse nuk i besoni BE-së, shkoni diku tjetër”, Von Cramon sqaron deklaratën e Lajçak

“Nëse nuk i besoni BE-së, shkoni diku tjetër”, Von Cramon sqaron deklaratën e Lajçak

Anëtarja e Parlamentit Evropian dhe Raportuesja e Përhershme për Kosovën, Viola von Cramon, gjatë qëndrimit të saj në Kosovë, në një konferencë për media është pyetur lidhur me deklaratën e emisarit për dialogun Kosovë-Serbi të Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak, i cili mes tjerash kishte thënë “Nëse nuk i besoni BE-së, shkoni diku tjetër”, raporton Gazeta “Enigma”.

Sipas Von Cramon, kjo deklaratë është nxjerrë nga konteksti dhe nuk kishte të bënte direkt me Kosovën.

“Deklarata e emisarit Lajçak, të jem e sinqertë, ka qenë një perifrazim i gabuar. Lajçak nuk e ka thënë atë në kontekstin e Kosovës, ai nuk e ka adresuar atë ndaj ndonjë personi në Kosovë, ka qenë e qartë që një person nga Bosnja i cili ka qenë i frustruar me përfaqësimin  BE-së, zyrën e BE-së, dhe ai ka ofenduar atë. Në atë moment ai i është përgjigjur në mënyrë të ngjashme, dhe dikush e ka marrë vetëm një gjysmë të fjalisë dhe e ka lidhur me Kosovën, dhe kjo është e padrejtë duhet t’i përmbahemi standardeve etike gjatë raportimit”, ka thënë ajo. /Gazeta Enigma.

Related Articles