Nesër dalin në shitje biletat për ndeshjen Drita-Antwerp

Nesër dalin në shitje biletat për ndeshjen Drita-Antwerp

Biletat për ndeshjen Drita-Antwerp do të dalin në shitje nga dita e nesërme.

Skuadra e Dritës do të luajë ndeshjen e kthimit ndaj Antwerpit me 28 korrik në stadiumin “Fadil Vokrri”. Ndeshja e parë në Belgjikë përfundoi me rezultatin 0:0.

Klubi i Dritës ka njoftuar se biletat do të shiten nga nesër tek stadiumi i qytetit dhe para teatrit.

Ja njoftimi i klubit:

Klubi jonë FC DRITA ju njofton se biletat për ndeshjen e kthimit, FC DRITA – Royal Antwerp FC do të dalin në shitje nga dita e marte në formë fizike në dy pika të shitjes:
• Para teatrit të qytetit
• Te stadioni i qytetit(te sheshi)

Shitja fillon prej orës 12:00 deri në ora 20:00.
Gjithashtu ditën e ndeshjes biletat do të dalin në shitje afër stadiumit “FADIL VOKRRI” në dy pika të shitjes.
Tribina në Jug është e mbyllur, ndërsa çmimet për biletat në dispozicion janë:
• Veri 2 euro
• Lindje 3 euro
• Perëndim 7 euro
• VIP 20 euro
Te gjitha biletat do te jene me barkod identifikues”, shkruan FC Drita.

/Gazeta Enigma/

Related Articles