Nesër i jepet lamtumira e fundit dy të rinjëve që u vranë me armë zjarri në Klinë

Nesër i jepet lamtumira e fundit dy të rinjëve që u vranë me armë zjarri në Klinë

Një ngjarje tragjike tronditi të mërkurën qytetin e Klinës. Dy persona mbetën të vrarë në një lokal në sheshin “Mujë Krasniqi”.

Fillimisht, Policia e konfirmoi vetëm një person të vrarë, derisa më vonë u konfirmua edhe viktima e dytë. Dorasi është arrestuar.

Siç u raportua mbrëmë viktimat janë kushërinj mes vete. Viktimat e këtij rasti janë dy të rinjtë, Rexhep dhe Albison Shlivova po nga fshati Jashanicë.

Familjarët e viktimave kanë treguar se varrimi i dy të rinjve bëhet nesër varrezat e fshatit Jashanicë të Klinës në ora 13:00.

“Njoftim mortor!

Familja Shlivova njofton se dy djemtë e tyre Albisoni dhe Rexhepi do të varrosen nesër 15.11. 2024 (e premte).

Varrimi bëhet në orën 13:00 në varrezat e fshatit Jashanicë!

E pikëlluar familja Shlivova”, thuhet në njoftimin e familjes.

Related Articles