Nesër Komiteti i Parlamentit Evropian do ta ketë në rend dite votimin e liberalizimin e vizave, – Analisti Raci: S’ka vend për shqetësime

Nesër Komiteti i Parlamentit Evropian do ta ketë në rend dite votimin e liberalizimin e vizave, – Analisti Raci: S’ka vend për shqetësime

Të enjten më 12 janar, Komiteti i Parlamentit Evropian do ta ketë në rend dite votimin e liberalizimit të vizave për Kosovën.

Ky njoftim ka ngjallur shpresa të mëdha se pritjes së gjatë të qytetarëve për të lëvizur lirshëm, i erdhi fundi.

Sipas analistit për çështje ndërkombëtare, Gazmir Raci procesi i liberalizimit të vizave tashmë është i pandalshëm pasiqë shtetet anëtare u pajtuan për një gjë të tillë në fund të vitit të kaluar.

“Procesi i liberalizimit të vizave tashmë është i pandalshëm pasiqë shtetet anëtare u pajtuan për një gjë të tillë në fund të vitit të kaluar dhe në këtë rast Presidenca Çeke ka luajtur një rol shumë të rëndësishem në këtë drejtim”, tha Raci për Gazetën Enigma.

Raci thekson se tashmë Kosova është në procedura të zakonshme që duhet ndjekur nga ana e Parlamentit Evropian dhe Komisionit Evropian dhe nuk ka vend për shqetësime.

“Tash jemi në procedura të zakonshme që duhet ndjekur nga ana e Parlamentit Evropian dhe Komisionit Evropian dhe nuk ka vend për shqetësime”, theksoi ai, duke u shprehur optimist se liberalizimi do të ndodh, ashtu siç janë pajtuar shtetet anëtare dhe sipas tij do të fillojë së zbatuari nga 1 janari 2024.

Cilat janë hapat që duhet ndjekur për rregullat e lëvizjes nëse liberalizohen vizat?

Analisti Raci thotë se Qeveria e Kosovës duhet të përgatisë një fushatë informuese e vetëdijesuese për rregullat e lëvizjes së lirë që sipas tij duhet t’i dinë të gjithë ata që dëshirojne të udhëtojnë drejt vendeve të BE-së.

“Qeveria e Kosovës tash duhet të përgatisë një fushatë informuese e vetëdijesuese për rregullat e lëvizjes së lirë që duhet ti dijnë të gjithë ata që dëshirojnë të udhëtojnë drejt vendeve të BE-së. Është mire që informimi të fillojë me kohë dhe mos të ketë paqartësi sepse edhe ai proces ka rregulla që duhen zbatuar nga udhëtarët”, tha tutje ai.

Analisti politik Gazmir Raci

Mes tjerash, Raci thotë se në kuadër të Komisionit Evropian vepron edhe mekanizmi i pezullimit të vizave, atëherë sipas tij njërëzit duhet të kenë informata të sakta në mënyrë që mos të rrezikohet liberalizimi gjatë implementimit.

“Pasiqë në kuadër të Komisionit Evropian vepron edhe Mekanizmi i pezullimit të vizave atëherë njerëzit duhet të kenë informata të sakta në mënyrë që mos të rrezikohet liberalizimi gjatë implementimit”.

“Poashtu neve për herë të parë do të fillojmë të përdorimin edhe sistemin ETIAS e që ka për qëllim sigurinë, kontrollin e migracionit të rregullt apo rreziqet e larta epidemike të paraqitur nga vizitorët e përjashtuar nga vizat që udhëtojnë në Shtetet Shengen, ndërsa në të njëjtën kohë lehtësojnë kalimin e kufijve për shumicën dërrmuese të udhëtarëve që nuk përbëjnë rreziqe të tillë”, përfundoi Raci.

Ndryshe, lajmin se të enjten Komiteti i Parlamentit Evropian do ta ketë në rend të ditës liberalizimin e vizave, e dha eurodeputeti Thijs Reuten, derisa i njëjti bëri thirrje për votim.

“Pas marrëveshjes së shumëpritur me shtetet anëtare të BE-së për liberalizimin e vizave për Kosovën dhjetorin e kaluar, ne do të vazhdojmë me ritmin në Parlamentin Europian. Votoni në komision këtë të enjte!”, shkroi Reuten.

Duhet theksuar se ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së gjatë takimit në Bruksel në dhjetor kanë miratuar marrëveshjen e arritur më parë mes Këshillit të BE-së dhe Parlamentit Evropian për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Tani marrëveshja duhet të votohet në Komisionin për liritë qytetare, drejtësi dhe çështje të brendshme (LIBE) në Parlamentin Evropian, e më pas edhe në seancën plenare. /Gazeta Enigma/.

Related Articles