Serie A: Lazio i mbanë lekcione AC Milanit, ia shuan ëndrrën për titull

Serie A: Lazio i mbanë lekcione AC Milanit, ia shuan ëndrrën për titull

Kur kanë mbetur edhe pesë javë deri në mbyllje të edicionit të këtij viti në Serie A, skuadra e Stefani Pioli, AC Milan, pothuajse është dorëzuar sa i përket logaritjeve për titull, ndërsa i ka mbetur të luftoj për njërën nga pozitat që e dërgon në gara europiane.

Me dy gola të shënuar nga Joacuin Correa, një në pjesën e parë (2’) dhe një në atë të dytë (51’), dhe Ciro Immobile ne minuten 87′ Lazio e ka dominuar lojën, për të inkasuar tri pikë të reja në konto, me të cilat rikthehet për të mbajtur gjallë deri në fund aspiratën europiane.

Me 61 pikë në total, një ndeshje më pak te zhvilluar, Lazio gjendet në pozitën e gjashtë, nga ku do t’i përcjellë këmba-këmbës AC Milan, Juventus e Napol, në pozitat 5, 4 dhe 3, me nga 66 pikë të grumbulluara që të gjitha.

Inter ka mbetur vetëm matematikisht të promovohet kampion këtë edicion, ndërsa disa skuadra janë duke luftuar për mbetje në Serie A, Benevento, Cagliari, Spezia, Torino e Fiorentina. Ndersa Parma me 20 dhe Crotone me 18 pikë të grumbulluara deri në këtë fazë, tashmë janë përshëndetur pothuajse me Serie A dhe edicionin e ardhshëm do të bëjnë gara një nivel më poshtë.

Related Articles