Qendra Përkujtimore Botërore e Holokaustit ka njoftuar se nesër nënkshruhet Memorandumi i parë i Mirëkuptimit në mes të Kosovës dhe Izraelit, raporton Gazeta “Enigma”.
Ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla, nesër do të nënshkruajë Memorandumin e parë të Mirëkuptimit me Izraelin, që vendos zyrtarisht lidhjet formale ndërmjet Shkollës Ndërkombëtare për Studimet e Holokaustit “Yad Vashem”, dhe Ministrisë së Arsimit në Kosovë, duke shënuar fillimin e seminareve të trajnimit të mësuesve për edukimin e Holokaustit.
Zëvendëskryeministrja po ashtu do të vizitojë Qendrën Botërore të Përkujtimit të Holokaustit, “Yad Vashem”.
Pas kësaj, Gërvalla do të vizitojë Muzeun Historik të Holokaustit, ku edhe do të marrë pjesë në një ceremoni në Sallën e Kujtesës, ndërkohë që po ashtu do të vizitojë Memorialin e Fëmijëve dhe do të nënshkruajë Librin për të ftuarit “Yad Vashem”.
“Yad Vashem” ka një rrjet ndërkombëtar shkollash dhe ofruesish shërbimesh arsimore në gjashtë kontinente./Gazeta Enigma/