Nesër rifillon mësimi në të gjitha shkollat e Prishtinës

Nesër rifillon mësimi në të gjitha shkollat e Prishtinës

Nesër rifillon mësimi në të gjitha shkollat e kryeqytetit.

Kjo u bë e ditur nga Komuna e Prishtinës përmes një njoftimi zyrtar, ku theksohet se autoritetet kanë ndërhyrë dhe kanë menaxhuar me sukses situatën pas reshjeve të shumta të shiut.

“Pas ndërhyrjeve dhe menaxhimit të suksesshëm të situatës pas reshjeve të shumta, njoftojmë se nesër rifillon procesi mësimor në të gjitha shkollat e Kryeqytetit. Falë angazhimit të ekipeve në terren dhe masave të marra, është siguruar ambient i sigurt për nxënësit dhe stafin arsimor. Urojmë nxënësve një rikthim të mbarë në shkollë”, thuhet në njoftimin

Situata me vërshimet ka bërë që në të gjithë Kosovën, të shtyhet nisja e gjysmëvjetorit të dytë.

Related Articles