Nesër tërhiqet shorti për 1/8 e finales në Kupën e Kosovës  

Nesër tërhiqet shorti për 1/8 e finales në Kupën e Kosovës  

Nesër tërhiqet shorti për 1/8 e finales në Kupën e Kosovës  

Komisioni i Garave në FFK ka njoftuar se të enjten në orën 12:00 në selinë e FFK-së do të tërhiqet shorti për 1/8 e finales në Kupën e Kosovës, raporton Gazeta Enigma.

Pjesëmarrjen në këtë rreth të garave nga Superliga e kanë siguruar Llapi, Ballkani, Prishtina, Gjilani, Dukagjini, Malisheva, Trepça’89.

Drita, Ferizaj dhe Drenica, klubet të elitës, janë eliminuar në raundin e dytë.

Liria, Prizreni, Feronikeli ’74, Vushtrria, Vjosa, Flamurtari, Behari, A&N, Fushë Kosova janë klubet nga Liga e Parë dhe e Dytë që do të jenë në short.

Ndeshjet e 1/8 do të zhvillohen në vitin e ardhshëm.

Llapi është fitues aktual i Kupës së Kosovës.

Related Articles