Nesër tërhiqet shorti për renditjen e subjekteve politike në fletëvotim

Nesër tërhiqet shorti për renditjen e subjekteve politike në fletëvotim

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se nesër do të organizojë tërheqjen e shortit për renditjen e subjekteve politike në fletëvotimin e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të cilat do të mbahen më 7 qershor 2026.

Sipas njoftimit, tërheqja e shortit do të mbahet më 16 maj 2026, në ora 11:00.

Më datë 13, KQZ ka certifikuar 4 prej 5 subjekteve të reja politike për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të cilat kanë aplikuar për certifikim për pjesëmarrje në zgjedhje gjatë periudhës 2 maj – 10 maj 2026.

Pas plotësimit të kritereve të përcaktuara në Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme dhe aktet nënligjore të KQZ-së, subjektet e certifikuara (3 koalicione dhe 1 kandidat i pavarur) janë:

  • Koalicioni me emrin Lëvizja VETËVENDOSJE!, i cili përbëhet nga 4 parti politike të regjistruara: Lëvizja VETËVENDOSJE!, Guxo, Alternatia dhe Partia Shqiptare Demokristiane;
  • Koalicioni me emrin Koalicija Vakat, i cili përbëhet nga 2 parti politike të regjistruara: Demokratska Stranka Bosnjacka dhe Demokratska Stranka Vatan;
  • Koaliconi me emrin ASHKALITË E BASHKUAR, i cili përbëhet nga 3 parti politike të regjistruara: Partia e Ashkailinjëve për Integrim, Partia Demokratike e Ashkalinjëve të Kosovës dhe Lëvizja për Bashkëveprim; dhe
  • Kandidati i pavarur Esmir Kasi.

Related Articles