Nesër votohet për zgjedhjen e kryetarit e ri të Bashkisë së Himarës

Nesër votohet për zgjedhjen e kryetarit e ri të Bashkisë së Himarës

Banorët e Himarës do të votojnë nesër, për zgjedhjen e kryetarit të ri të Bashkisë.

Kandidatë janë Vangjel Tavo i socialistëve, dhe Petro Gjikuria i opozitës. Të drejtë vote kanë 23 mijë e 74 qytetarë.

36 qendrat e votimit në Himarë do të hapen në orën 07:00 dhe do mbyllen në 19:00.

Me zgjedhjet në Bashkinë e Himarës pritet të marrë fund një betejë 15 mujore për të parin e Bashkisë, pasi kjo nisi me arrestimin e Fredi Belerit dhe më pas edhe të kryetarit në detyrë, Jorgo Goro.

Me dy kryetarë në burg, Bashkia u drejtua fillimisht nga nënkryetarja Blerina Bala, e cila më pas dha dorëheqje, ndërsa aktualisht udhëheqëse është Arqile Bollano.

Sa i takon zgjedhjeve të së dielës materialet zgjedhore kanë mbërritur në Himarë një ditë më parë, ndërsa KQZ-ja do të bëjë shpërndarjen e tyre orët e para të mëngjesit me qëllim që qendrat e votimit të jenë gati në orën 07:00.

Në Himarë do të aplikohet vetëm identifikimi elektronik dhe qendrat e votimit do të jenë të monitoruara me kamera. Pas mbylljes së votimit pritet të nisë edhe numërimi i votave.

Related Articles