Nga 15 qershori hapen sallat e dasmave, Muqiqi: S’ka më dasma të mëdha

Nga 15 qershori hapen sallat e dasmave, Muqiqi: S’ka më dasma të mëdha

Në takimin e ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia me përfaqësuesit e Odës së Hotelerisë, është vendosur që nga 15 qershori të hapen sallat e dasmave, dhe është dakorduar që paraprakisht të punohet në përpilimin e një manuali për ruajtjen e shëndetit publik gjatë mbajtjes së ahengjeve.



Kryetari i Odës së Hotelerisë, Hysen Sogojeva, tha se takimi ishte i frytshëm dhe se të premten Qeveria do të merr vendim për këtë sektor.

“Mund të konkludojmë që takimi ke shumë konstruktiv dhe shumë i frytshëm”.

“Të premten do të merret vendim nga Qeveria”.

Ndërsa, Afrim Muqiqi, përfaqësues i estradës në Odën e Hotelerisë, tha se çfarë do kërkesë të ministrisë do ta pranojnë, duke shtuar se janë të përgatitur që dasmat nuk do të mbahen me numër të madh të njerëzve.

“Pas një pune të jashtëzakonshme që ka bërë Oda, më në fund kërkesat tona u realizuan, 15 qershor të fillojnë dasmat. Deri në datën 15 do të punohet në manual për sallat e dasmave, për klubet e natës, pishinat. Është lajm i mirë për të gjithë diasporën. Numri i njerëzve do ta caktojnë profesionist e të grupit punues.

“Është e pranueshme për ne që të mos punojmë deri në ora 2 të mëngjesit, apo të ketë 500 njerëz”.

Related Articles