Nga Avokati i Popullit thonë se aktualisht procesi zgjedhor po shkon i qetë dhe se nuk ka pasur ndonjë shqetësim të raportuar nga qytetarët.
“Sipas informatave që kemi kolegët në zyrën qendrore, por edhe ata në komuna ku po mbahet balotazhi, procesi është i qetë, nuk ka shqetësim aktual që ia vlen të përmendet. Po shkon në rregull procesi. Në vazhdimësi presim informacione nga terreni të kemi pasqyrë konkrete. Vendvotimet janë hapur me kohë dhe nuk ka parregullsi që bie në kompetencë të Avokatit të Popullit”, ka thënë Burim Tahiri, këshilltar i lartë në institucionin e Avokatit të Popullit.
Tahiri ka thënë se Avokati i Popullit është i hapur të pranojë çdo ankesë të qytetarëve që ka të bëjë me shkelje të drejtës së votimit. /Gazeta Enigma.