Nga data 28 qershor deri më 4 gusht, Policia ka konfiskuar 50 revole në dasma

Nga data 28 qershor deri më 4 gusht, Policia ka konfiskuar 50 revole në dasma

Policia e Kosovës ka njoftuar se nga data 28 qershor 2021, e deri më 04 gusht 2021, në dasma e ahengje kanë konfiskuar 50 (pesëdhjetë) revole, 23 prej tyre me gaz, 10 (dhjetë) armë të gjata dhe kanë arrestuar 39 (tridhjetë e nëntë) persona të përfshirë ne këto raste.

Kjo është bërë e ditur përmes një komunikate për medie, duke shtuar se kjo po bëhet me qëllim të mbrojtës së jetës dhe shëndetit të qytetarëve dhe krijimit të një ambienti më të sigurt për manifestime të tilla.

Komunikata e plotë:

Policia e Kosovës në këtë kohë kur numri i dasmave dhe ahengjeve të ndryshme familjare është më i madh se në çdo periudhë tjetër të vitit, ka shtuar aktivitetet për të parandaluar përdorimin e armëve të zjarrit si mjet për të festuar.

Në vendin tonë ende ka raste, kur në dasma e ahengje, shtihet me armë zjarri për të shprehur ‘gëzim’!  Policia e Kosovës, me qëllim të: mbrojtës së jetës dhe shëndetit të qytetarëve dhe krijimit të një ambienti më të sigurt për manifestime të tilla, ka qenë mjaft aktive kohëve të fundit duke biseduar me qytetarë e forume të sigurisë, duke shtuar patrullimet me qëllim parandalimi të të shtënave me armë në dasma dhe në rastet kur veç ka pasur të shtënë është intervenuar duke iniciuar raste kriminale dhe konfiskuar armët e përdorura në raste të tilla.

Related Articles