Nga java e ardhshme gastronomët duhet të pajisen me certifikatë të vaksinimit

Nga java e ardhshme gastronomët duhet të pajisen me certifikatë të vaksinimit

Shoqata e Gastronomëve ka njoftuar se pas takimin me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, kanë vendosur që punëtorët e këtij sektori deri javën e ardhshme të vaksinohen kundër COVID-19.

Në njoftim thuhet se është e rëndësishme që gastronomët të vaksinohen me qëllim të operimit të biznesit.

“Kjo e fundit, nga java e ardhshme do të fillojë të jetë e nevojshme edhe për stafin e gastronomisë që të jenë të pajisur me certifikatë të vaksinimit, në kuptim të operimit të biznesit, dhe do të pasojë pas më së shumti dy javësh edhe nevoja që qytetarët të kenë së paku një dozë të vaksinës, në rast të frekuentimit të të gjitha lokaleve të gastronomisë, si restaurante, kafiteri, salla të dasmave, klube të natës dhe aktivitete tjera?”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

Related Articles