Nga java e ardhshme, Pogba mund të nënshkruajë me një ekip të ri

Nga java e ardhshme, Pogba mund të nënshkruajë me një ekip të ri

Paul Pogba dhe Manchester United duken më shumë larg se sa afër njëri-tjetrit.

Mesfushori francez brenda një jave ka të drejtë të nënshkruaj një parakontratë me një ekip të ri.

Kontrata e Pogbas me Manchester United skadon në verë të vitit 2022 dhe më pas do të jetë një lojtar i lirë.

PSG dhe Real Madrid janë të interesuar për shërbimet e tij. Nuk duhet lënë pas dhe Juventusin, pasi Zonja e Vjetër mendon një rikthim të tijin në Torino.

Pogba ka shumë miq në Torino dhe ai do të ndjehej më mirë te Juventus se sa tek dy ekipet e tjera.

Madje, për Juventusin do të ishte i favorshëm transferimi i tij pasi kështu do të lejonte dhe largimin e Arthur bashkë me Ramseyn, të cilët nuk janë më pjesë e projektit nga Juventus./Gazeta “Enigma”/

Related Articles