Këtë të hënë katër automjete janë përfshirë në një aksident trafiku në Prishtinë, raporton Gazeta “Enigma”.
Si pasojë e këtij aksidenti janë lënduar katër persona dhe të njëjtit po trajtohen në Qendrën Emergjente.
Drejtori i Klinikës Emergjente, Naser Syla për Gazetën “Enigma” bëri të ditur se gjendja e tyre është stabile.
“Katër persona janë duke u trajtuar në Qendrën Emergjente. Gjendja stabile është për të gjithë”, thuhet tutje në konfrimim. /Gazeta Enigma/