Për shkak të përgatitjeve për Panairin Mbarëkombëtar E JONA, i cili do të mbahet për herë të parë në Gjilan nga data 27-29 korrik, rruga “Bulevardi i Pavarësisë” (prej rrethit te Teatri i qytetit e deri te rrethi afër Stacionit të autobusëve) do të bllokohet për qarkullim të automjeteve sonte (e diel) prej orës 22:00 deri më 31 korrik, në ora 06:00.
Në rrjetin social në Facebook, Komuna e Gjilanit bënë të ditur se do të bllokohen rrugët nga sot deri më 31korrik.
Për shkak të përgaditjeve për Panairin Mbarëkombëtar E JONA, i cili do të mbahet për herë të parë në Komunën e Gjilanit.
Dhe i lutemi të gjithë qytetarët që t’i shfrytëzojnë rrugët alternative.Ju faleminderit për mirëkuptim.
Postimi i plotë: